
Pas dy sulmeve të fundit në Serbi, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 17 persona, Ministria e Brendshme, ka kërkuar nga qytetarët që të dorëzojnë armët pa leje.
Kushdo që ka një të armë tillë do të mund ta dorëzojë në komisariatin më të afërt pa sanksione deri më 8 qershor.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që posedojnë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor dhe të dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente për armët”, tha Jelena Lakiçeviq, shefe e Departamentit të Armëve nga Administrata për Çështje Administrative nga Ministria e Brendshme.
Madje Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se gjatë asaj periudhe, qytetarët që dorëzojnë armët e paregjistruara nuk do të kenë përgjegjësi penale dhe as pasoja dhe nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e armëve.
Vendimet pasuan pas dy ngjarjeve me vrasje masive në territorin e Beogradit.