Bashkimi Evropian ka mirëpritur hetimet e autoriteteve kosovare lidhur me sulmin terrorist në Zubin Potok të premten mbrëm.
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper përmendi faktin se tashmë kanë lëshuar një deklaratë të Përfaqësuesit të Lartë, dhe se shtoi se autorët duhet të dalin para drejtësisë.
E pyetur nëse EULEX-i do të përfshihet në këto hetime, Hippr theksoi se nga vitit 2018 EULEX s’ka mandat ekzekutiv për të kryer hetime, por që monitoron situatën.
“Ne kemi lëshuar një deklaratë të përfaqësuesit të lartë që ka dënuar sulmet terroriste dhe mirëpret faktin që tani autoritetet e Kosovës po hetojnë këtë çështje. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Kur bëhet fjalë për EULEX-in si të tillë, ju e dini se që nga viti 2018 EULEX nuk ka mandat ekzekutiv për të kryer ndonjë hetim, por si i tillë EULEX-i po monitoron situatën dhe EULX-i gjithashtu ishte i pranishëm në kërkimet e bëra për të siguruar mbështetje. Kjo është diçka që EULEX-i dhe KFOR-i po e bëjnë brenda mandatit të tyre”, tha zëdhënësja e BE-së në konferencë për media.
Thirrjes së BE-së për të mbështetur Kosovën në hetime, dhe rreth asaj që Serbia refuzon të ketë kontakt me autoritetet kosovare, Bashkimi Evropian thotë se ka nevojë që palët të bashkëpunojnë.
“Ne kemi nevojë për bashkëpunim nga të dyja palët”, deklaroi zëdhënësja e BE-së.