Lajme

Sulmi në Ibër Lepenc, Daçiq: Serbia e gatshme të ndihmojë në hetim, Kosova refuzon

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 23:31

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se i hedhin poshtë deklaratat e liderëve në Kosovë se Serbia ka gisht në sulmin që u zhvillua mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Sipas tij, deklaratat në fjalë janë pjesë e një plani për t’i shkaktuar dëme Serbisë në arenën ndërkombëtare.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë hetimin, por ju kujtojmë se Prishtina refuzon çdo bashkëpunim me ne në luftën kundër krimit dhe terrorizmit, siç përcaktohet në dokumentet ndërkombëtare, përmes KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it”, tha Daçiq, shkruan Tanjug./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.