Politiko

Sulmi në Ibër-Lepenc, Mujka: Nuk ka ngjarje më të rëndë që nga 99-ta

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 21:15

 Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun nga Varaga e Zubin Potokut, e ka cilësuar shpërthimin e së premtes në Zubin Potok si më të rëndin që nga viti 1999.

“Nuk ka ngjarje më e rëndë nga 99-ta se ky sulm këtu sepse janë sulmu e gjithë Republika e Kosovës”, ka thënë Mujka.

Mujka ka sqaruar se shpërthimi ka mundur të ndikojë edhe në prodhimin e energjisë elektrike.

“KEK-u e prodhon 95% të energjisë së Republikës së Kosovës dhe në momentin kur nuk furnizohet me ujë nga Ibër-Lepenci duhet të ndalet prodhimi i energjisë. Në momentin kur ndalet prodhimi i energjisë ti e ki kaosin e garantuar”, ka thënë Mujka. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.