
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar për shpërthimin i cili ka ndodhur në sheshin Taksim të Stambollit të Turqisë.
“Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll. Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë. 🇹🇷🇽🇰”, ka shkruar Konjufca në rrjetet sociale.