
Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel mbrëmjen e së hënës.
Mediat lokale thanë se viktimat ishin suedezë. Suedia po luante kundër Belgjikës në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024, megjithëse është e paqartë nëse viktimat ishin në qytet për ndeshjen.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një burrë që flet arabisht, i cili thotë se e kreu sulmin në emër të Zotit.
Burri në klip shton se ka vrarë tre persona.
Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit tha se një hetim ishte hapur, por nuk spekuloi mbi motivin e autorit të armatosur.
Mediat belge raportuan se personi i armatosur, i cili përdori një pushkë automatike, u largua nga vendi i ngjarjes.
Sulmi thuhet se ka ndodhur në orën 19:00 me kohën lokale në qendër të Brukselit.
Por po ashtu Policia në Bruksel ka qëlluar një burrë mes një përndjekje masive për personin e armatosur që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.
Siç raporton BBC, burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek.
Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.
Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
I dyshuari, një 45-vjeçar tunizian, i cili e quan veten Abdesalem Al Guilani, pas vrasjes së dy suedezëve thuhet se kishte ardhur për ta shikuar ndeshjen Belgjikë-Suedi në Bruksel pretendoi ai në video në rrjetet sociale se ai ishte një luftëtar për Allahun.
“Kush vret një njeri (pa të drejtë) pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, konsiderohet si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit…”