Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Superkupa te femrat do të mbahet në palestrën “Karagaçi”

Gazeta10
24 September 2024 - 15:06

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet këtë vit në qytetin e Pejës, ku do të zhvillohen ndeshje të jashtëzakonshme që nga çerekfinalet deri në finale.

Pas përfundimit të konkursit dhe bazuar në kompetencat që dalin nga Statuti dhe Rregullorja e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi ka vendosur që Superkupa Femrat të organizohet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2024.

 

Ngjarja do të organizohet nga KBF Peja 03 në bashkëpunim me FBK.

Gjatë këtyre ditëve të Superkupës, skuadrat e Superligës do të kenë mundësinë të kryejnë testet finale para fillimit të kampionatit 2024/25.

Në edicionin e kaluar, triumfues i Superkupës ishte Bashkimit, i cili fitoi edhe Kupën dhe titullin, duke siguruar tre trofetë në basketbollin e femrave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.