Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Superliga e Kosovës ngritet për 6 pozita në renditjen e UEFA-s

Gazeta10
28 August 2022 - 15:54

Elita e futbollit kosovar ka shënuar ngritje në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, raporton Gazeta10.

Pas arritjes historike të Ballkanit, duke u kualifikuar në fazën e grupeve në UEFA Conference League, por edhe paraqitjes së mirë edhe të skuadrave tjera në garat evropiane në vitet e fundit, Superliga e Kosovës tashmë është ngjitur për madje 6 vende në renditjen e ligave evropiane.

 Në rifreskimin e fundit të bërë këtë të diele në renditjen e UEFA-s për ligat, elita e futbollit tonë zë pozitën e 33-të, duke lënë prapa shumicën e vendeve fqinje por edhe liga tjera evropiane.

 Renditja e vendeve të UEFA-s (i njohur edhe si koeficienti UEFA-s) është një renditje e hartuar nga UEFA që e bën të mundur krahasimin e ligave të vendeve të ndryshme.

 Vlera e një kampionati llogaritet nga shuma e koeficientëve vjetorë individualë të 5 viteve të fundit. Aktualisht kampionati i Kosovës vlerësohet me 10,291 pikë.

Falë kualifikimit në fazën e grupeve Ballkani ka arritur koeficientin 5,5, teksa Drita vlrrësohet me koeficientin 1,5, Gjilani është me koeficientin 1 dhe Llapi me koeficientin 0,5. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.