Gazeta10

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Suharekë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku dy të fundit janë në program për tu zhvilluar sot.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Malishevës.

Dy skuadrat do të takohen për herë të dytë brenda katër ditëve pasi janë përballur edhe në mesjavë në kuadër të Kupës së Kosovës e ku Ballkani fitoi me lehtësi 0-3.

Suharekasit kërkojnë një tjetër fitore për ta rikthyer vendin e parë në tabelë i rrëmbyer nga Llapi pas fitores ndaj Gjilanit të shtunën në mesditë.

Në anën tjetër Malisheva ndodhet në top formë pasi ka katër fitore radhazi në kampionat dhe kërkon vazhdimësi.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, ku Liria pret Feronikelin ’74.

Bardhezinjtë tanimë të fundit në tabelë dhe me gjasa minimale për të shpëtuar synojnë të shkaktojnë befasi, në anën tjetër mysafirët kërkojnë tre pikë për qenë më të qetë në pozitën e shtatë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00. 

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan