Një mësues me inicialet F.K, 63-vjeçar është suspenduar nga puna e tij në Vushtrri pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënëset e klasës së VI-të, raporton Gazeta10.
Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për Gazeta10 ka thënë se kjo prokurori ka ngritur aktakuzë për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual” ndaj mësimdhënësit.
“Lidhur me kërkesën tuaj njoftoheni se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual””, tha Preteni për Gazeta10.
Megjithatë sipas raportimeve janë dy nxënëse të cilat kanë refuzuar të vijojnë mësimin e lëndës së mësuesit të dyshuar, për shkak të sjelljeve të tij ngacmuese./Gazeta10