Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Grupet kriminale sulmuan sot një 14-vjeçar në Kroin e Vitakut

Gazeta10
22 December 2022 - 18:43

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme rreth orës 14:00 është sulmuar një qytetar i moshës vjeçare nga grupet kriminale në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Sveçla në një konferencë për media tha se 14-vjeçari është dërguar për tretman mjekësor, raporton Gazeta10.

Ministri po ashtu i ka porositur grupet kriminale se shumë shpejt do të identifikohen dhe do të sjellen para drejtësisë.

“Sot rreth orës 14:00, një 14 vjeçar banor i lagjes së Kroit të Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale duke shkuar në lagjen ku banon. Nuk ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Kam  nje porosi për të gjithë ata kriminel, se ne do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e Policisë që ata do të identifikohen dhe do të sillen para drejtësisë për këto akte kriminale”, tha Svela në konferencë për media. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.