Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Ka nisur puna intensive për identifikimin e mbetjeve mortore të gjetura në Zubin Potok

Gazeta10
28 July 2026 - 22:32

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar aksionin e zhvilluar sot në Zubin Potok si një sukses të institucioneve të Kosovës, por njëkohësisht edhe si një ngjarje të dhimbshme që rikthen kujtimet e vuajtjeve të përjetuara gjatë luftës.

Sipas tij, falë bashkëpunimit ndërinstitucional është arritur të konfirmohet se në lokacionin ku po zhvillohen gërmimet ka mbetje mortore që dyshohet se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Është arritur që, falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale, Institutit për Krime Lufte, AKI-së, si dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të vërtetohet se në këtë lokacion ka mbetje njerëzore, të cilat janë nga lufta e fundit. Ka edhe dyshime të bazuara se për cilin grup shqiptarësh të ekzekutuar bëhet fjalë. Tashmë një grup ka filluar punën intensive,” deklaroi Sveçla për Kanal10. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.