Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi

Gazeta10
29 March 2026 - 19:54

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

Sveçla me anë të një reagimi në ‘Facebook’ ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për dhënie leje ndërtimore pa standard.

“Ndërtime pa kontroll, leje ndërtimore pa standard, institucione pa funksion dhe qytetarë nën rrezik. Ky është bilanci i një qeverisjeje që ka humbur çdo lidhje me realitetin. Kjo është pasoja kur kryetari sillet si figurë e politikës qendrore dhe pozitën e të parit të qytetit e shfrytëzon për spektakël, jo për shërbim”, ka deklaruar ai.

“Përparim Rama ka zgjedhur imazhin personal mbi përgjegjësinë institucionale, propagandën mbi punën. Ndërkohë, Prishtina po paguan çmimin me kaos urban, me pasiguri dhe me një qytet që po rrëshqet çdo ditë më poshtë. Qytet që po vuan”, përmbyllet deklarimi i Sveçlës

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.