Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Nëse nuk largohen barrikadat, kemi kapacitet që ato t’i largojmë vet

Gazeta10
22 December 2022 - 18:56

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Policia e Kosovës i posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme për heqjen e barrikadave serbe të vendosura në pikat kufitare.

Ai në një konferencë për media tha se barrikadat kanë humbur arsyen e vendosjes dhe Serbia po i shfrytëzon ato “për bllokim të veprimeve ligjore të Kosovës”.

Ndërsa, tha se kërkesa e serbëve për lirimin e  ish-policit serb Dejan Pantiq është e papranueshme.

Sveçla u shpreh se ish-polici serb, Dejan Pantiq, që u arrestua ditë më parë, po vazhdon të mbahet në një stacion policor afër Jarinjës.

Ai tha se gjendja shëndetësore e Pantiqit është e mirë dhe ka trajtimin e duhur.

Ai shtoi se Pantiq do të duhej të ishte në qendrën e paraburgimit e jo të mbahej në stacion policor, e për këtë thotë se kanë dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e Pantiq në qendrën adekuate për mbajtje të paraburgimit.

“Kërkesa për lirimin e Pantiqit është e papranueshme. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacionin policor. Lidhur me këtë kemi dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën adekuatë për mbajtje të paraburgimit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.