Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme

Gazeta10
15 November 2026 - 18:50

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorisë, i cili rezultoi me goditjen e një grupi të dyshuar kriminal që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës.

Përmes një postimi në facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja” janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, substanca të tjera narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh.

Sveçla ka vlerësuar se ky operacion dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe hetimeve profesionale në luftimin e krimit të organizuar.

Ai ka theksuar se lufta kundër kësaj dukurie do të vazhdojë pa kompromis, duke veçuar ndikimin që narkotikët kanë në shoqëri, veçanërisht te të rinjtë.

“Si institucione të Republikës së Kosovës, do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë veprimet e institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, me qëllimin për të goditur grupet kriminale në çdo nivel të organizimit të tyre”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.