Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Policia e Kosovës me kapacitete të nevojshme për tu përballur me struktura kriminale

Gazeta10
18 December 2022 - 19:56

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas ngjarjeve të së dielës, të ndodhura në anën serbe të kufirit në afërsi të Jarinjes.

“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.