Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla: Simbolet “Z”, “Wagner” e katër “S”-jat, dëshmi se sulmet në veri erdhën nga Serbia e Rusia

Gazeta10
03 June 2023 - 17:23

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, dhe kryqi me katër S-at, janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe frymëzuar nga Rusia.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kalojnë.

“Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.