Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla takon zyrtarin e KE-së, ritheksojnë gatishmërinë për bashkëpunim mes palëve

Gazeta10
14 March 2023 - 19:25

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim zëvendës drejtorin e përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, Oliver Onidi.

Sveçla në Facebook tha se gjatë këtij takimi e ka njoftuar Onidin për angazhimin e tij në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, të cilat sipas tij, cenojnë sigurinë e vendit dhe rajonit në përgjithësi.

“Kisha nderin e veçantë të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, z. Olivier Onidi. E njoftova z. Onidi për angazhimin tonë në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës si pjesë integrale e luftës tonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e vendit tonë por edhe të rajonit e më gjerë. Vizita e z. Onidi dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme përveç që na nderon, rithekson gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat që mbulojmë”, ka shkruar Sveçla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.