Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ta pranojë gabimin”, “Mund të ketë sërish grevë” – Kreu i SBASHK-ut paralajmëron ministren Nagavci

Gazeta10
15 July 2024 - 15:40

Shtatori i vitit të kaluar ishte mjaft i zhurmshëm për nxënësit. Ministria e Arsimit që po udhëhiqet nga Arbërie Nagavci mori vendim që nxënësit të pajisjen me tekste shkollore përmes platformës e-Kosove, përkatësisht duke i subvencionuar prindërit për blerjen e tyre.

Ky vendim i Nagavci po cilësohet të jetë i gabuar, marrë për bazë vonesat që u shkaktuan.

Për këtë “gabim” të Nagavcit një paralajmërim ka kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili po shqyrton mundësinë e grevës.

Jasharaj theksoi se ministrja po vazhdon të mos ketë kontakt me ta.

“Ministrja Nagavci duhet ta pranoj këtë gabim e mos ta përsëris më. Por prapë nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, shtatori do të jetë me mungesa të teksteve, mund të ketë edhe grevë sepse pakënaqësitë e mësimdhënësve janë rritur e dialog me Sindikata s’po ka”, ka thënë Jasharaj.

Si rrjedhojë, kreu i SBASHK-ut kërkoi që të rikthehet metoda e vjetër për furnizim me libra.

“Vendimi i MASHT-it është kritikuar për mënyrën e re për furnizim me libra për nxënësit, kemi insistuar të vazhdoj tradita e kaluar që tekstet të jenë gratis dhe të dërgohen në Komuna e pastaj në shkolla e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e tyre”, ka deklaruar i pari i SBASHK-ut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.