
Ish – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret një marrëveshje deri në fund të dhjetorit mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.
Tadiq ka thënë se ka shenja për një skenar të tillë dhe se kjo do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime.
“Së shpejti do të shohim se për çfarë janë dronët, MIG-të, braktisja e institucioneve dhe gjithë ky dramatizim. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të prezantohet si fitore, por që në fakt do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Boris Tadiq në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se të shtunën pasdite serbët e Kosovës në veri kanë lëshuar institucionet e vendit pas suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri. / Gazeta10