
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi për përfshirjen e ambasadores së Kosovës në Norvegji, Nita Luci, në aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht se legjislacioni e ndalon një gjë të tillë
Tahiri tha se ndërsa ambasadorët e vendeve mike po angazhohen për ta mbështetur Kosovën në proceset politike pas zgjedhjeve, diplomatë të Kosovës po veprojnë në të kundërtën, duke marrë pjesë në aktivitete partiake.
Në reagimin e saj, ajo kritikoi ambasadoren Luci, për të cilën u raportua se ka shmangur kufizimet ligjore duke marrë pjesë në fushatat e VV-së, ani pse një e tillë është e ndaluar.
Tahiri theksoi poashtu se aleatët e Kosovës po e shikojnë vendin siç tha ajo, me keqardhje.
“Ambasadoret e huaj ne kembe per te perkrahur Kosoven stabile e funksionale pas zgjedhjeve – ambasadoret tane ne kembe ne fushata partiake – cfare situate paradoksale – aleatet na shikojne me keqardhje”, shkroi ajo.
Sipas Tahirit, një veprim i tillë jo vetëm shkel rregullat diplomatike, por edhe dëmton imazhin e Kosovës dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë.