
Ish-kryeneociatorja e Kosovës në dialogun me Serbisë, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova e ka pasur të vështirë shpalljen e pavarësisë së vendit pa Shqipërinë, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se po mendon se edhe Ismail Qemali e ka pasur të vështirë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë pa Kosovën.
Këtu keni postimin e plotë:
“Po mendoj sa të vështirë ta ket pasur Ismail Qemali shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë pa Kosovën. Kështu të vështirë e kemi pasur edhe neve kur shpallëm pavarësinë e Kosovës pa Shqipërinë ”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10