Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Kam qenë ndër personat më të goditur nga propaganda e VV-së

Gazeta10
21 December 2025 - 23:01

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se ka qenë një nga figurat më të sulmuara nga propaganda e Lëvizjes Vetëvendosje.

I ftuar sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10, Tahiri tha se sulmet ndaj tij lidhen drejtpërdrejt me punën dhe angazhimin e tij si ish-ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vlera e kontributit të tij ka qenë e përqendruar kryesisht në sundimin e ligjit dhe çështjet e brendshme.

“Unë si ish-ministër i Drejtësisë, atë çka e kam çuar përpara – vlera ime dhe angazhimi im – kanë qenë pikërisht të lidhura me sundimin e ligjit dhe me çështje të brendshme. Kjo është një fushë që e kam njohur jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se adresimi i 33 lëndëve konkrete ka qenë arsyeja kryesore pse është bërë objekt i sulmeve politike, duke theksuar se këto veprime kanë prekur interesa të caktuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.