Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Kosova ka nevojë për një frymë të re qeverisëse

Gazeta10
21 December 2025 - 23:50

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një frymë të re në qeverisje dhe për një version të ri të udhëheqjes së vendit.

Sipas tij, për dallim nga 5–6 vitet e fundit, vendi ka nevojë për ndryshim thelbësor në mënyrën e qeverisjes, duke u fokusuar në përfshirjen e njerëzve dhe ekspertëve të rinj.

“Mendojmë se Kosova ka nevojë për një frymë të re qeverisëse. Ka nevojë për një version të ri të qeverisjes, ndryshe nga këto 5–6 vitet e fundit. Ka nevojë për njerëz dhe ekspertë të rinj”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se këto ndryshime, sipas tij, nuk mund të realizohen me partitë aktuale në pushtet, duke theksuar se qeverisja e tyre ka lënë për të dëshiruar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.