Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Kosova sot është më keq se ndonjëherë më parë që nga çlirimi

Gazeta10
12 January 2023 - 17:10

Shefi i Grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se për PDK-në viti 2002 ishte vit i angazhimeve në funksion të korrigjimit të pushtetit e ballafaqimit të tij me përgjegjësinë dhe paaftësinë.

Ai këtë e ka thënë edhe në një tryezë diskutimi me bashkëpartiakët ku mes të tjerash ka theksuar se Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë pas çlirimit.

”Përkundrazi, Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë më parë që nga çlirimi. Ikje e të rinjve, inflacion dhe thellim në varfëri, pa investime, pa reforma dhe përballë të gjitha këtyre, një pushtet arrogant që e amniston paaftësinë me faktin se i ka fituar zgjedhjet. Kjo gjendje e papërballueshme për shoqërinë tonë, e bën të domosdoshme një angazhim edhe më të madh politik. Prandaj në vitin 2023, Grupi Parlamentar i PDK-së do të jetë në krye të kësaj domosdoshmërie. Në takim me kolegët deputetë të PDK-së, diskutuam për temat emergjente që i ka Kosova dhe të cilat, sot janë shqetësim i çdo qytetari, e rreth të cilave Partia Demokratike e Kosovës, nuk do qëndrojë as e heshtur, e as pa alternativë”, ka shkruar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.