Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri-Kurtit: Kthehu kah duhet, reflekton, këto gabime serioze mos i bon mo

Gazeta10
24 November 2022 - 12:06

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të relfektojnë dhe të mos bëjë gabime serioze, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm për situatën që ka qenë dhe se për këtë arsye edhe kanë pasur një retorikë më të qetë qetë karshi Qeverisë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshmë për situatën e cila ka qenë buzë një rreziku shumë të madh, dhe si rrjedhojë të gjitha partitë opozitare edhe ne në Kuvend kemi vendos me mbajtë retorikën poshtë në mbështetje të kryeministrit tonë se është tu ballafaqu me Serbinë”, ka thënë ai.

Më tej ai e ka këshilluar Kurtin që të kthehet tek marrëveshja finale dhe të dëgjojë se kush po e këshillon.

“Kthehu te marrëveshja finale, fokusohu me ja dhanë Kosovës një marrëveshje finale ku i ki miqtë e Kosovës me SHBA-në mbrapa, kqyri pak kush po të këshillon e  qysh po të këshillojnë edhe rreth  Bashkimit Europina, dhe vendeve të tjera për me pasë një qasje më të konsolidume”, ka thënë më tej Tahiri.

Ai ka thënë se Kurti duhet të reflektojë dhe të kthehet në rrugën e duhur.

“Kthehu kah duhet, reflekto, këto gabime serioze mos i bon mo”, ka thënë ai.

Kujtojmë se dje Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për targat nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Mirosav Lajçak.

Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me konvertimin e targave ka ngjallur tensione të larta mes dy shteteve dhe nevojë për ndërhyrje të lartë ndërkombëtare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.