
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një video-adresimi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ta ndalë qasjen për kapje të institucioneve publike, raporton Gazeta10.
Sipas Tahirit, kryeministri Kurti në emër të reformës në arsim, po tenton ta kapë edhe Universitetin e Prishtinës, apo më saktësisht shkarkimin e rektorit aktual Naser Sahiti.
“Kryeministër, ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik!
Nuk të bën nder as ty e as Kosovës”, ka thënë Tahiri në Facebook./Gazeta10.