Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri pas vendimit të Qeverisë: UÇK’ja duhet të na bashkojë, pa kalkulime politike e interesa të ngushta

Gazeta10
02 October 2026 - 23:56

Deputeti Arian Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimet në Ligjin Gjykatën Speciale.

Tahiri, ka shkruar se, ‘’ çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale’’.

Postimi:

Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë!

Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale.

Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje.

Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.