Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: S’pajtohem që paga e këshilltarit politik të mbetet 490 euro

Gazeta10
23 November 2022 - 21:55

Në një lidhje direkte Besnik Tahiri deputeti i AAK-së në emisionin “Politiko” ka komentuar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta10.

Tahiri, ka thënë se këtë vendim të Qeverisë si parti ata do ta sfidojnë por ende nuk kanë marrë një vendim konkret se si.

Tutje ai ka thënë se nuk mundet asesi të pajtohet me vendimin qe tani një këshilltarë politik të paguhet vetëm 490 euro.

“Ne e shohim këtë vendim totalisht anti kushtetues dhe do ta sfidojmë. Sot këshilltari politik ka rrogën 490 euro kjo nuk me pëlqen. Ne e kemi ikë sa kemi qenë ne Qeveri koston politike të një vendimmarrje sepse u kthye në një sulm të orkestruar, por me atë vendim tonin patën përfituar  680 prokurorë e gjykatës si dhe gra e burra që kanë punuar në kabinete të ministrive. Nuk mundem më u pajtu se rroga e një këshilltari politik me qenë 490 euro. Ligji i pagave në tri momente në kuvend nuk ka arritur me përmbush afatin e vet kohorë.”, ka thënë Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.