Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Vetëvendosje përmes kapelave të zeza ka vendosur ta mbulojë krimin

Gazeta10
16 October 2024 - 13:06

Tema e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit, po trajtohet në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës.

Aty po mungojnë kryeministri Albin Kurti, kabineti qeveritar dhe deputetët e mazhorancën.

Në këtë seancë po diskutojnë vetëm ata të opozitës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai tha se pëmes “kapelave të zeza të Dejona Mihalit”, Vetëvendosje po synon mbulimin e krimit.

“Me këto kapela, që i nxori në pah Dejona, shefja e tyre, këta kanë vendos me i mbulu shumë krime. Mujnë me i mbulu përkohësisht, mirëpo jo përjetësisht”, ka thënë Tahiri.

“Këta kanë vendosur që përmes këtyre kapelave me e mbulu krimin në faljen e borxheve të ujit, që shkon rreth 20 milionë euro, 11 milion të dokumentuara dhe nëntë të tjera që janë në dokumentim e sipër. Këta kanë vendosur që përmes këtyre kapelave me e mbulu krimin edhe në bukën e ushtrisë së Kosovës, rezervave shtetore”, tha Tahiri ndër tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.