
Abelard Tahiri ka rrëfyer në Politiko rastin e kërcënimit ndaj familjës së tij nga një i burgosur në Mal të Zi.
Deputeti i PDK-së tha se fillimisht nga ai mori kërcënime të vazhdueshme përmes sms-ve në muajin maj të këtij viti, pastaj rasti u paraqit edhe në Policinë e Kosovës.
Tahiri po ashtu ka paralajmëruar, se në rast se do u ndodh ndonjë gjë familjes së tij, fajtor për këtë do të jenë, Kurti, Haxhiu e Murati, shkruan Gazeta10.
Ai ka shtuar se me rastin tanimë është duke u marrë Prokuroria e Shtetit.
“Në kohën kur personi në fjalë më shkruante dhe në vazhdimësi më përmendke emrat e fëmijëve, gruas, shkollën e fëmijëve etj. Perosni kishte shumë më shumë informata për mua. Më kërcënonte vazhdimisht me vrasje. I mbledha krejt kërcënimet e tij dhe i paraqita në Polici. Mas disa ditëve kam marrë informatë nga policia e Kosovës, se personi që po më shkruan është i burgosur në Mal të Zi për organizimin e një vrasje atje. Prandaj kjo u bë shumë ma shumë serioze. Nëse më rrezikohen fëmijët e gruaja, tre njerëz i bëj përgjegjës: Albin Kurtin, Hekuran Muratin e Albulena Haxhiun”, tha Tahiri në Politiko. /Gazeta10