Gazeta10

Tajvani dënon stërvitjet ushtarake të Kinës, të cilat i konsideron si të paligjshme dhe të papërgjegjshme

Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake duke gjuajtur me armë në gjashtë zona që rrethojnë Tajvanin të enjten, një ditë pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron si territorin e tij sovran, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Menjëherë pas fillimit të planifikuar në 04:00 GMT, transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV tha se stërvitjet kishin filluar dhe do të përfundonin në 04:00 GMT të dielën. Ato do të përfshijnë gjuajtje të drejtpërdrejtë në ujëra dhe në hapësirën ajrore përreth Tajvanit.

Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar.

Kina po kryen stërvitje në rrugët ujore më të ngarkuara ndërkombëtare dhe rrugët e aviacionit dhe kjo është sjellje e papërgjegjshme dhe e paligjshme, kanë thënë nga Partia Progresive Demokratike në Tajvan e cila është në pushtet. / Gazeta10.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë