Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takim i shkurtër në qeveri, Lajçak flet para gazetarëve por jo edhe Kurti

Gazeta10
11 May 2023 - 9:34

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të Posaqëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit që u zhvilluar në mëngjes Lajçak doli para gazetarëve por jo edhe Kryeministri Kurti.

Pas këtij takimi Lajçak para gazetarëve ka deklaruara se është shumë e rëndësishme që sipas tij kemi arritur t’i kuptojmë hapat në të cilat duhet të kalojmë për normalizimin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Gjatë këtij takimi në patëm një dikutim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti, dhe dhe do ta kemë diskutimin e njëjtë edhe në Beograd”, tha Lajçak.

Lajçak tutje tha se “mund të kemi ose normalizim, ose konflikt, ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”.

Lajqak gjithashtu tregoi se të hënën pritet të ketë një takim në mes të zëvendës kryeministrit Bislimi dhe të ashtu quajturit shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.

“Ne duam një normalizim të marrdhënieve dhe nuk duam një konfrontim, prandaj do të vazhdojnë bisedimet”, tha ai.

Lajçak në fund tha se do të këtë një takim me qytetarë në Mitrovicë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.