
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim pune me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një nga restorantet e kryeqytetit.
Poashtu, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuarsë fundi emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Kurti në këtë drekë pune.
Ndryshe para këtij takimi i cili po mbahet në një nga lokalet në Prishtinë, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë./Gazeta10