
Kryeministri i Kosovës ka ftuar në takim subjektet opozitare, takimi i cili është paralajmëruar të zhvillohet në orën 12:00.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si dy subjektet më të mëdha opozitare e kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Kurti, ndërsa PSD si një subjekt joparlamentar do të ketë një aksion simbolik.
Subjekti i vetëm i opozitës që e ka pranuar këtë ftesë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këtë takim mund të diskutohet një draft-statut gjerman i cili dje gjatë ditës është lëshuar në qarkullim.
Ky takim po vjen pas vizitës që pati në Kosovës i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai kishte takuar kryeministrin Kurti, presidenten Osmani si dhe krerët e partive opozitare. / Gazeta10