Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takohen Kurti e Abdixhiku- Gazetarja e Kanal10 me detaje nga Kuvendi

Gazeta10
26 August 2026 - 18:26

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim pritet të diskutohet për ngërçin politik dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

Takimi i sotëm vjen rreth një javë pas takimit të 18 gushtit mes Kurtit dhe Abdixhikut, ku po ashtu ishte diskutuar për tejkalimin e situatës politike dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Burime dhe zhvillimet e fundit politike bëjnë të ditur se në takimin e sotëm mund të diskutohen edhe emra konkretë për presidentin e ardhshëm, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e kreut të shtetit.

Ndërkohë, gjatë ditës, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se LVV-ja tashmë i ka emrat e caktuar për president, por nuk i ka bërë ata publikë.

Edhe Albin Kurti, teksa hyri në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është pyetur nga gazetarët nëse do të diskutohen emra konkretë për presidentin.

Kurti ka thënë se pas takimit do të dalin dhe do të deklarohen para mediave, duke paralajmëruar se do të japin informacione lidhur me përmbajtjen e takimit.

Tashmë mbetet të shihet nëse takimi Kurti-Abdixhiku do të sjellë ndonjë dakordim konkret për tejkalimin e ngërçit politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.