
Miroslav Lajçak – Emisari i Bashkimit Euripian për dialogun Kosovë-Serb, sot është takuar me Raportuesen e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon.
Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Ballkan, me theks të veçantë rolin e BE-së në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Kënaqësi të takohesh me Viola von Cramon. Dsikutuam së bashku zhvillimet e fundit në Ballkan dhe ecuritë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Gjithmonë mirë të marrësh informatat nga dora e parë lidhur me punën e PE-së dhe angazhimet në regjion”, ka shkruar Lajçak në Twitter./Gazeta10
Good to meet with @ViolavonCramon today for one of our regular exchanges! We discussed the latest developments in the Balkans and the state-of-play in the 🇪🇺-facilitated Dialogue. Always good to get a first-hand update on the work of the EP and its engagement with the region. pic.twitter.com/0KpeyVdN0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 28, 2022