
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka arritur sonte në Kosovë.
Ajo, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, është pritur nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Twitter thuhet se kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e Fajon si ministre e Jashtme.
“Të dyja vendet janë të vendosura për të thelluar miqësinë e tyre tradicionale, gjithashtu do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në Evropë”, thuhet në cicërimën e MPJD-së.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka deklaruar sot se Fajon dhe Gërvalla-Schwarz pritet të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik, politikën e brendshme të Kosovës, si dhe situatën në rajon.
Pos takimit me Gërvallën, Fajon nesër do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
DPM/FM @gervallaschwarz warmly welcomed her colleague, Slovenian DPM/FM Tanja Fajon @tfajon on her first official visit as 🇸🇮 FM to 🇽🇰.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) January 15, 2023
Both countries are set to deepen their traditional friendship and will discuss intensifying cooperation in the region and in #Europe. pic.twitter.com/2IpkSGTNrT