Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tasholli: Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm – pas jush qëndron një komb i tërë

Gazeta10
17 February 2026 - 14:50

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se “pavarësisht proceseve gjyqësore, një gjë mbetet e qartë: lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë”.

Duke folur në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, ai tha se “qytetarët duan drejtësi dhe jo politikë”.

Tashohilli tha se në përvjetorin e 18-të të pavarësisë, ish-krerëve të UÇK-së po u dërgohet mesazhi se nuk janë vetëm.

“E sot nga kjo ditë e pavarësisë, ne dërgojmë një mesazh të qartë për ata që gjenden në Hagë: për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët. Ju nuk jeni vetëm. Pas jush qëndron një komb i tërë, pas jush qëndron historia, sakrifica jonë, liria jonë”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.