Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Te Abdixhiku nuk e shoh një lider të fortë dhe me kauzë” – Buzhala i thotë Selmanajt

Gazeta10
17 October 2024 - 21:39

Gazetari Viktor Buzhala në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka thënë se tek Lumir Abdixhiku nuk sheh një lider të fortë dhe nuk e sheh një lider me kauzë.

“Rezultati i zgjedhjeve të viti 2021, unë personalisht nuk jam shokuar, sepse kjo LDK ka vendos që në vitin 2020 t’ia ndërpres mandatin të mandatuarit dhe të votuarit, ka vendosur që të mos e nominojë për kryeministre atë qe ka nominuar vet dhe ta nominojë për kryeministër një të tret i cili ka qen ndër pak me të votuarit. Sigurisht që kur thyhet vullneti i popullit dhe kjo nuk ka qenë hera e parë që LDK e ka bërë këtë edhe në viti 2014 kur pjesa dërrmuese e Kosovës ka kërkua që PDK-ja me shku në shpi, këta janë përkujdes që me e mbajtë në pushtet, dmth aty ka ndodhur humbja e parë e LDK-së dhe pastaj edhe në vitin 2021”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, këto gjera e kanë bërë të fuqishme Albin Kurtin, duke shtuar se ka ardhë në pushtet me kauzat që ka mbërri me i ba të fuqishme.

Tutje Buzhala e ka pyetur Selmanajn se në mes të Abdixhikut dhe Hotit kë do e preferonte për kryeministër. /Gazeta 10/ 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.