Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të drejtat e pakicave, Krasniqi fton Bërnabiqin në takim

Gazeta10
18 February 2023 - 18:52

Raporti: Viola Korça / Kanal10

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, përmes një letre ka ftuar në takim kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq. Këtë ftesë, ai ia ka bërë për të diskutuar rreth formimit të Këshillit Kombëtar për Pakica, ashtu siç është edhe në Serbi. Kjo kërkesë e Krasniqit vije pasi kryeministrja serbe ka thënë Serbia është vend model për garantimin e lirive dhe të drejtave të pakicave, për Këshillave Kombëtare të Pakicave.

Mundësia për formimin e një Këshilli Kombëtar të Pakicave, ka bërë që Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të ftojë në takim kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiq.

Një ftesë e tillë, sipas Krasniqit, ka qenë si rrjedhojë e një deklaratë e kryeministres Bërnabiç, e cila ka thënë se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat.

Madje, ajo ka veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave, si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

“Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, në letër ia përmend kryeministres serbe edhe deklaratat e disa deputetëve të Kuvendit të Serbisë, të cilët i ka pritur kryeministri Kurti në takim, ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me statusin e pakicave atje.

Mirëpo, këtë iniciativë të ministrit Krasniqi, po e sheh si të qëlluar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.

Mustafa për Kanal 10 tha se një mekanizëm i tillë do t’i ndihmonte pakicat.

Mirëpo, udhëheqësit serbë po kërkojnë me ngulm themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Madje, themelimin e këtij mekanizmi po kërkojnë edhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.  

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.