
Qeveria e Kosovës do të mblidhet nesër, me fillim nga ora 11:00.
Në Rendin e ditës për këtë mbledhje, janë 20 pika.
Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe projekt-rregullore.
Në fillim të kësaj mbledhje, Kurti do të deklarohet lidhur me takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që u mbajt më 18 gushtit në Bruksel.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, tha Kryeziu.
Ky adresim i Kurtit do te vije në ditën kur i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojnë në Prishtinë. /Gazeta10