
Këtë javë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, kështu ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila, tha se seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita, mbahet të enjten me fillim nga ora 10:00 dhe është bërë me kërkesë të opozitës për kontratat njëburimore.
“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u caktua vetëm një seancë të jashtëzakonshme ajo e cila është bërë me kërkesën e opozitës lidhur me kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti. Sipas deklarimit të tyre, materiali nuk ishte i shpërndarë, sepse kërkesa ka ardhur pak minuta para se të fillonte mbledhja e Kryesisë. Por fatkeqësisht nuk arritëm ta dakordojmë në një seancë të rregullt ose seancë me votime, për të cilën mund të kishim votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilën u dakorduam që do ta kemi në ditët apo javët tjera pasuese”.