Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Të enjten merret edhe një vendim i rëndësishëm për vizat

Gazeta10
22 Mars 2023 - 14:55

Procesi i liberalizimit të vizave do të shkojë edhe një herë në Komitetin e Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE).

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.

“Këshilli ka miratuar së fundi marrëveshjen për liberalizimin e vizave dhe për shkak se ajo është një marrëveshje e leximit të dytë (qëndrimi i Parlamentit është miratuar në vitin 2019 para zgjedhjeve të mëparshme), ne kemi nevojë që të hedhim në votim prapë në LIBE për të miratuar qëndrimin e Këshillit”, ka thënë Janne.

Ai ka zbardhur edhe agjendën se si do të procedohet tutje.

“…votimi në LIBE është planifikuar për 23 mars”, thotë tutje Janne.

Derisa sipas Parlamentit Europian, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të jetë më 18 prill.

Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.