Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Të mjerë, Thaçi disa i tremb edhe nga burgu” – Vlora Çitaku pas publikimit të videos së VV-së

Gazeta10
11 July 2023 - 16:54

Pas publikimit të videos së VV-së, në të cilën përmendet edhe ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë.

Ajo tutje ka thënë se Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. “Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.

“E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë”, ka përfunduar Çitaku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.