
Dardan Krasniqi ka qenë i ashpër për vendimin që sot Qeveria e vendit e ka ndaluar tregtinë për energjinë elektrike, duke akuzuar ekzekutivin e vendit se janë shumë padinjitetshëm.
Ky vendim është një mashtrim i radhës ndaj qytetarëve të këtij vendi, ngase përderisa po flasim, ka blerje të energjisë nga Serbia në Kosovë.
Ai komentet i bëri në GAZETA të Kanal 10.
“Përderisa kryeministri deklaron se Kosova ka ndërpre tregtinë e energjisë nga Serbia, në anën tjetër del ministrja edhe tregon që Kosova ka tregtu rrymë nga Serbia, e ku përderisa flasim, ne veç po blejmë rrymë nga Serbia, e dikun 30% e territorit është pa energji elektrike”, tha ai mes tjerash duke shtuar se këta janë mashtrues dhe këta politikanë janë të padinjitetshëm dhe se qysh nuk kanë turp me rrejt qytetarët.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10