Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të premten protestohet në Mitrovicë – shkak vetëvrasja e 19-vjeçares

Gazeta10
13 September 2022 - 22:42

Në Komunën e Mitrovicës do të protestohet të premten në orën 12:00, para Gjykatës Themelore.

Protesta është iniciativë e prindërve B.Y, 19 vjecare, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj kreu vetëvrasje, transmeton Gazeta10.

Protesta organizohet për t’u bërë thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe në mënyrë profesionale që fajtori ta merr dënimin e merituar.

“Ky sistem e kjo mendësi të ndryshojë, që fëmijët tonë të ndihen të sigurt dhe jo të vetmuar. Të mos ndodhin më vetëvrasje dhe kërcënime tjera që çojnë në vetëvrasje, dhe të mos ndodhë edhe një humbje jete”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.