
Në një fshat të Suharekës, disa të rijnë që dinë të performojnë me instrumentin e çiftelisë, janë mbledhur dhe kanë kënduar një këngë për dy ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, raporton Gazeta10.
Sipas pamjeve të publikuara në TikTok, shihet se atmosfera në vendin ku ata po këndojnë është shumë e mirë dhe janë një grup i madh që po luajnë me çifteli.
“Me ta vnu ku dush kufirin, o tash ke punë o me Hashimin. Do ta kallim Beogradin, prite prite Hashim Thaçin”, thuhet në disa rreshta të këngës./Gazeta10