Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të rinjtë përgatiten për jetën pas burgut

Gazeta10
04 June 2023 - 21:53

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Të miturit që vuajnë dënimin në burgun e Lipjanit, për vepra të ndryshme që i kanë kryer, po ndihen të penguar. Ata, derisa po e kryejnë dënimin, po përgatitën për jetën pas lirimit nga burgu. Ndiqeni rrëfimin e disa prej tyre.

Rreth 50 të mitur janë duke e vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Disa prej tyre, teksa rrëfejnë për jetën prapa grilave, thonë se janë penduar dhe premtojnë se nuk do t’i përsërisin më të njëjtat.

Ky është një prej të rinjve, i cili në këtë qendër, po e vuan dënimin e tij për vrasje.

Ai gjersa tregon se po përpiqet të mbajë hapin sipas kushteve të burgut, thotë se jeta prapa grilave është e vështirë dhe kërkon nga bashkëmoshatarët e tij që për veprimet e tyre të mos ndikohen nga shoqëria.

Edhe ky është një tjetër i ri që ka përfunduar prapa grilave në Lipjan për shkak të dhunimit.

Ai thotë se është i penduar për veprën, prandaj këshillon të tjerët të bëjnë kujdes me jetët e tyre.

Ndërsa, i riu i koduar me shkronjën “Z” gjendet në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan për shkak të veprës së mashtrimit, për të cilën thotë se nuk do ta përsërisë më.

Të miturit në këtë qendër i nënshtrohen programeve të ndryshme rehabilituese që synojnë të përgatisin të njëjtit për jetën pas lirimit.

Drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur, Ali Gashi thotë se të rinjtë aty janë për vepra të ndryshme penale si vrasje e rëndë, tentativa për vrasje, dhunë, përdorim i substancave narkotike dhe shkaktim i rrezikut në komunikacion.

Të rinjë që i nënshtrohen këtyre trajnimeve kanë mundësi certifikimi në certifikatat e të cilëve, që janë të barasvlefshme si të gjithë qytetarëve të tjerë që certifikohen në institucione të tjera, pasi aty nuk shkruan vendi ku e kanë kryer trajnimin.

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan nuk mungon as bashkëpunimi me shkrimtarë, këngëtarë e aktorë të ndryshëm, që në fokus kanë argëtimin dhe largimin nga rutina e përditshme e të dënuarve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.