Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë në mes të ditës në Kolovicë, plagoset një person

Gazeta10
26 Mars 2024 - 15:44

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orë 13:40 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar edhe Policia e rajonit të Prishtinës, e cila ka dhënë detajet e fundit për të shtënat me armë në mes të ditës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë për Gazeta10, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.